Solskjaer jep sinjale se Pogba s’do të lëvizë nga Unitedi, pritet rinovimi i kontratës

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ambasada amerikane publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore

Ambasada amerikane në Prishtinë ka vendosur numrat se ku mund të thërrasin viktimat e...

Moti sot: Me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell

Moti sot parashihet të jetë me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me...

Paul Pogba duket se do të vazhdojë të qëndrojë te Manchester United.

Vitin e kaluar, mesfushori francez publikisht tha se dëshiron një aventurë të re, por trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, as nuk dëshironte të dëgjonte oferta për Pogbën.

Ai ishte kërkesa e madhe e Zinedine Zidane që e donte te Real Madridi, por në fund duket se do t’ia kushtojë vitet e arta të karrierës Manchester Unitedit.

Solskjaer ka dhënë sinjale se dëshiron që Pogba të qëndrojë gjatë në klub, kontrata e të cilit i skadon në vitin 2021.

Pogba ka pasur probleme të shumta me lëndime sezonin 2019/20, por që nga rikthimi ka qenë fantastik në mesfushë duke krijuar një dyshe të frikshme me Bruno Fernandesin.

“Që kur është kthyer nga lëndimi, Pogba ka qenë fantastik”, u shpreh Solskjaer.

“Ai ka punuar vërtet shumë, është i lumtur dhe po luan mirë. Do të shohim Pogbën më të mirë në sezonet e ardhshme, jam i sigurt për këtë”.

“Mezi po pres ta shoh atë duke u rritur me këtë ekip (Manchester United)”.

“Ai duhet të jetë lider, një nga figurat kryesore të kësaj skuadre, sepse ai po vjen në kohën e tij kulmore si një futbollist në moshën 27 vjeç”.

Pogba, i cili aktualisht fiton 300 mijë funte në javë, është paraqitur vetëm 20 herë për ‘Djajtë e Kuq’ sezonin 2019/20, ka shënuar një gol dhe ka dhuruar 4 asiste.

Kontrata i skadon në vitin 2021, por United do të bëjë të pamundurën për të rinovuar me të, pasi insistoi shumë dhe refuzoi ta shesë te Real Madridi në verën e viti 2019. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...