Solskjaer e pranon: Jemi duke punuar për një apo dy transferime

PUBLIKUAR

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, thotë se klubi është duke punuar për transferimin e një apo dy lojtarëve gjatë këtij afati kalimtar të verës, në tentim për ta përforcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm.

“Djajtë e kuq” tashmë veçse i kanë shtuar në skuadër dy futbollist e rinj të talentuar anglezë – Daniel  James dhe Aaron Wan-Bissaka – mirëpo kjo mund të mos jetë e gjitha për anglezët, transmeton Gazeta Express.

Spekulimet sugjerojnë se do të kenë edhe transferime të tjera, pasi që mesfushori i Sportingut Bruno Fernandes dhe qendërmbrojtësi i Leicester Cityt Harry Maguire raportohet se janë afër transferimit në “Old Trafford”.

Solskjaer nuk e zbuloi identitetin e lojtarëve të cilët klubi është duke i vëzhguar, mirëpo shtoi se klubi është duke e bërë të pamundurën në tenim për të sjellë në “Teatrin e Ëndrrave” lojtarë sa më të talentuar.

“Epo mirë, siç kam thënë, ne jemi duke punuar për transferimin e një apo dy lojtarëve. Synimi im është se ne duhet të bëhemi gati për këto ndeshje dhe për seancat stërvitore”, ka thënë Solskjaer, para ndeshjes të së shtunës kundër Interit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...