Solskjaer dëshiron ta largojë Pogban nga Man Unitedi

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Një rast i dhunës në familje u raportua në ditën e Bajramit në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i...

Vdes meteorologu Sylë Tahirsylaj

Ka vdekur sot meteorologu Sylë Tahirsylaj. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e Tahirsylajt. Në...

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, dëshiron që Paul Pogba të largohet nga skuadra e tij gjatë këtij afati kalimtar të verës, në mënyrë që të ketë më shumë para për të transferuar lojtarë të tjerë.

DailyStar raporton se tani edhe Ole Gunnar Solskjaer ka hequr dorë nga mesfushori francez, i cili e ka rrugën e lirë për t’u transferuar në Juventus, nëse klubi italian është i gatshëm t’i ofrojë 140 milionë funte për Pogban, transmeton Gazeta Express.

Javën e kaluar, Pogba kishte thënë: “Real Madridi është ëndërr për këdo”. Francezi i Manchester Unitedit është spekuluar shumë edhe për një transferim në kryeqytetin spanjoll, ky trajneri Zinedine Zidane ka thënë se do ta priste me krahët e hapur.

Por 26-vjeçari do ta preferonte transferimin në Juventus, para kalimit në “Santiago Bernabeu”. Të paktën kështu pretendon Sky Sports Italia. Kjo gjë i konvenon edhe klubit anglez, pasi që Juventusi ka bërë ofertë me shumë më të madhe parash.

Solskjaer dëshiron që Pogba të largohet nga skuadra e tij pasi që paratë që klubi anglez do t’i fitonte nga shitja e tij, trajneri norvegjez dëshiron t’i shpenzojë për t’i transferuar disa lojtarë tjerë, të cilët i do në skuadër.

Bordi drejtues i Manchester Unitedit ia ka dhënë Solskjaer vetëm 100 milionë funte për t’i shpenzuar gjatë afatit kalimtar të verës. Kjo shumë është mjaft e vogël kur merren parasysh çmimet e larta të futbollistëve në tregun aktual.

Mirëpo, Solskjaer ka bërë plan që ta rritë këtë buxhet duke i shitur disa lojtarë të skuadrës së tij. Ndër dy futbollistët që mund të ndikojnë më së shumti në buxhetin e klubit janë Paul Pogba dhe Romelu Lukaku. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...