Stafi i PPLT Lipjan ka dalur me një projekt shumë gjigand. Gjatë ndeshjeve të play of tifozët që duan ti shikojnë yjet e futbollit Kosovarë në Toni Stadium duhet të paguajnë bileta në një shifër simbolike prej 0.50E ku të gjitha të ardhurat e grumbulluara do shkojnë për bamirësi. Pra me të ardhurat e grumbulluara nga biletat do ndihmohen disa dhjetëra familje të komunës së Lipjanit me ushqime. Prezenca e lojtareve si Ramadan Alaj,Narcist Alibegu,Halim Selmanaj,Kemajl Gashi,Korab Muharremi dhe eventualisht edhe të Mentor Mazdrekajt e Labinot Ibrahmit e benë fazën e play of jashtëzakonisht atraktive. Pra një bilete nga ju do të thotë shumë për një familje të varfër./LipjaniNews/


