Solari tregon përse s’po e aktivizon Iscon

PUBLIKUAR

Santiago Solari është vërshuar me pyetje nga gazetarët për mos aktivizimin e mesfushorit spanjoll, Iscos, as në ndeshjen e së shtunës ndaj Rayo Vallecanos në La Liga.

Isco madje as nuk u thirr për t’u nxehur në fitoren 1-0 të Real Madridit ndaj Rayo Vallecanos të shtunën, por trajneri Santiago Solari insiston se interesi i tij është kujdeset që të gjithë lojtarët të jetë mirë dhe të lumtur, duke mos bërë gabime në përzgjedhjen e formacionit, transmeton Gazeta Express.

Por, edhe pse presidenti i klubit Florentino Perezi i kërkoi dyshes ta zgjidhë problemin të premten në darkën e Krishtlindjes së klubit, Isco e ngrohi stolin edhe këtë fundjavë.

Reali e mundi 1-0 Vallecanon falë golit të Karim Benzemas, me Solarin që u shfaq i kënaqur me fitoren.

“Interesi im është të sigurohem që të gjithë lojtarët janë mirë, të lumtur dhe të përkushtuar dhe të gjithë ne punojmë për këtë”, tha Solari.

“Përpiqem të mos bëj gabime në formacion apo zëvendësime dhe e bëj këtë sepse është pjesë e punës sime”, shtoi ai. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...