Solari: Asgjë nuk është e pamundur për Real Madridin, do të luftojmë në të tri frontet

PUBLIKUAR

Santiago Solari beson se asgjë nuk është e pamundur për Real Madridin e tij dhe këmbëngul se do ta udhëheqë skuadrën në të tri frontet, La Liga, Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Mbretit.

Megjithëse ngel shtatë pikë prapa rivalit dhe liderit të La Ligës, Barcelonës – e cila ndeshjen e mbetur të javës së 20 do ta zhvillojë ndaj Leganes sot në “Camp Nou” – trajneri Solari këmbëngul se do të luftojë për titull deri në fund, transmeton Gazeta Express.

Argjentinasi i bëri këto komente pasi e udhëhoqi Madridit drejt një fitoreje të rëndësishme 2-0 ndaj Sevillës të shtunën në “Santiago Bernabeu”.

Të bardhët i kanë kaluar dy teste të vështira ndaj Real Betisit dhe Sevillën, duke ia ngritur vetes vetëbesimin.

“Do të luftojmë në të gjitha garat deri në fund. Asgjë nuk është e pamundur për Real Madridin. Tri pikë gjithmonë vlejnë më shumë kur fitohen ndaj një rivali të drejtpërdrejt”, tha Solari.

Madridi është në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve dhe përballë do ta ketë Ajaxin. Ndërsa, në Kupën e Mbretit do të përballet me Gironën në fazën çerekfinale. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...