Sneijder rikthehet në Serie A (Foto)

PUBLIKUAR

Wesley Sneijder është pran transferimit te Sampdoria

Ylli holandez, Wesley Sneijder gjatë kësaj vere pritet të largohet nga Galatasaray dhe të rikthehet në Serie A.

Sipas ekspertit të transferimeve, Gianluca Di Marzio, ish ylli i Interit është pran transferimit te skuadra e Sampdorias.

Gianluca Di Marzio shkruan se drejtuesit e ekipit nga Serire A dhe agjenti i lojtarit janë takuar mbrëmë në qytetin e Genoas, për ta diskutuar transferimin, përcjell Express.

Thuhet se holandezi do të nënshkruaj kontratë njëvjeçare me klubin nga Serie A. Më herët është thënë se edhe skuadra e Bolognas ka synuar ta transferoj holandezin.

Ish ylli i Real Madridit ka qenë pjesë e Interit mes viteve 2009-2013. Ai me Nerazzurrtë ka hyrë në histori të Italisë duke fituar tripletën në vitin 2010. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...