Sneijder rikthehet në La Liga

PUBLIKUAR

Wesley Sneijder mund të rikthehet në La Liga gjatë kësaj vere

Ylli holandez, Wesley Sneijder mund të largohet nga Galatasaray gjatë kësaj vere, edhe pse ka kontratë me klubin turk deri në vitin 2018.

Sipas El Gol Digital, ish ylli i Interit kërkohet nga dy skuadra të La Ligas. Fjala është për Sevillan dhe Valencian, përcjell Express.

Sneijder e njeh shumë mirë La Ligan pasi ishte pjesë e Real Madridit mes viteve 2007-2009. Ai me Los Blancos kishte luajtur 52 ndeshje derisa kishte shënuar 11 gola.

Por, përveç skuadrave nga La Liga, Sneijder kërkohet edhe nga klubi rus, Zenit Saint Petersburg.

Drejtimin e kësaj skuadre e ma marrë Roberto Mancini, i cili ka punuar me Sneijderin në Galatasaray. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...