Sneijder ndez ‘Derby della Madonninan’: Milani ëndrra ime!

PUBLIKUAR

Wesley Sneijder thotë se ai ndjehet i ‘shkelur’ nga Interi dhe se ai ëndërronte të luante për Milanin sa ishte fëmijë.

Dy klubet nga San Siro takohen sonte(diel) në ‘Derby della Madonnina’, teksa për t’i shtuar benzinë zjarrit është përkujdesur edhe ish-mesfushori nerazzurr, Wesley Sneijder.

Mesfushori holandez ka dhënë një intervistë për Gazzetta dello Sport, ku ka shprehur zhgënjimin e tij në mënyrën se si ai u largua nga Interi, teksa zbuloi se ai do të donte të luante për rivalët e tyre të qytetit, nëse ndonjëherë ai do të kthehej në Serie A.

“Në Inter kam dhënë gjithçka, kam vënë zemrën time në të, por ajo nuk ka përfunduar mirë. U ndjeva i shkelur”, ka thënë fillimisht Sneijder për Gazzetta dello Sport, përcjell Telegrafi.

“Të luaj për Milanin ka qenë ëndrra ime, kur unë isha një fëmijë. Pra, po, në qoftë se unë do të kthehem në Itali, unë do të doja të luajë për Milanin. Nuk mendoj se unë do të kthehem [në Inter]. U largova pas një mosmarrëveshje, dhe siç kam thënë unë do të doja të luaj për Milanin para mbarimit të karrierës sime”.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...