Snajperistët serbë luftojnë kundër Turqisë

PUBLIKUAR

Mediat turke shkruajnë se Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PPK) po angazhon snajperistë serbë në juglindje të Turqisë, njofton Ambasada serbe në Turqi.

Ambasada e Serbisë tha ata presin version zyrtar, ndërsa shton se ky shtet ka miratuar ligjin që “dënon aktivitetet e tilla”.

“Këto pretendime nuk kanë lidhje me politikën zyrtare apo aktivitetet e Serbisë dhe institucionet e saj”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

Ambasada kërkon nga Turqia informata të plota zyrtare, që bashkërisht ta zgjidhin rastin me qëllim të luftës kundër terrorizmit.

Mediat turke raportojnë se një nga snajperistët serbë është vrarë në qytetin Çizre, në juglindje të Turqisë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Parlamenti Evropian i bën thirrje Kosovës për reforma dhe institucione funksionale

Parlamenti Evropian ka kërkuar nga Kosova që të përshpejtojë reformat që lidhen me integrimin...

Vdekja e të riut në kantierin e ndërtimit në Prishtinë, Inspektorati sqaron kompetencat dhe paralajmëron masa ligjore

Inspektorati Qendror i Punës ka reaguar pas aksidentit të rëndë në një kantier ndërtimi...

Raporti për krimet e luftës, Kurti: Ky raport është dëshmi institucionale e çmimit të shtrenjtë të lirisë që e gëzojmë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në promovimin e...