S’mjafton goli i Muriqit, Mallorca mposhtet nga Girona

PUBLIKUAR

Mallorca ka pësuar humbje 1:2 në udhëtim ndaj Gironas, në kuadër të javës së 33-të në La Liga.

Ishte Bernardo që kaloi vendasit në epërsi në fundin e pjesës së parë, shkruan Gazeta Express.

Rezultati u barazua nga Vedat Muriqi në minutën e 78-të. Sulmuesi kosovar realizoi nga penalltia të cilën vet e fitoi.

Por, në minutën e 84-të, Castellanos riktheu epërsinë e Gironas.

Me këtë fitore, Girona shkon në kuotën e 47 pikëve në vendin e shtatë, vetëm dy më pak se Betis që gjendën i gjashti, pozitë kjo që dërgon në Ligën e Konferencës edicionin e ardhshëm.

Në anën tjetër, Mallorca mbetet në vendin e 12-të me 41 pikë dhe është shtatë pikë larg zonës së rrezikshme. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...