Sllovakia, miqësi me Kosovën po jo edhe njohje (Video)

PUBLIKUAR

Sllovakia vazhdon të mbështesë Kosovën në shumë fusha, por mbetet njëri ndër pesë vendet e Bashkimit Evropian që ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Ata nuk deklarohen haptas se kur mund t’i bashkohen grupit të shteteve që e njohin subjektivitetin shtetëror të Kosovës, por thonë haptas se e mbështesin perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën.

Peter Stano, zëdhënës i Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Sllovakisë, Miroslav Lajcak, njëherësh edhe zëvendëskryeministër i shtetit, thotë për Tribuna Channel se e inkurajojnë vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Pozicioni i Sllovakisë ndaj Kosovës është miqësor dhe konstruktiv. Ky pozicion nuk është armiqësor, ne jemi duke punuar dhe bashkëpunuar me Kosovën në shumë fusha. Në ditët e sotme, bashkëpunimi ynë me Kosovën është më intensiv se sa disa vendeve që e kanë njohur Kosovën,” është shprehur Stano.

Sipas tij, normalizimi në vazhdimësi, marrëveshjet e tjera dhe zbatimi i tyre do t’i hapin rrugën Kosovës drejt BE-së.

“Qëndrimi ynë kombëtar është bazuar në deklaratën parlamentare për statusin e ardhshëm të Kosovës, që nënvizon – ndër të tjera – nevojën e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë,” ka deklaruar ai.

SHIKO MË SHUMË

OVL UÇK thërret konferencë për nesër

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka thirrur një konferencë...

KFOR-i: Batalioni britanik mbërrin në Kosovë, dislokimi rutinë nuk ndryshon mandatin e misionit

Personeli, pajisjet dhe automjetet nga Batalioni i Parë i “The Rifles” të Mbretërisë së...

Mërgata shqiptare në Bavari mobilizohet në mbështetje të protestës “LIRIA KA EMËR”

  Mërgata shqiptare në Bavari po mobilizohet në mbështetje të protestës së thirrur nga platforma...