Benevento vazhdon të insistojë për Memushajn.
Klubi i promovuar në Serie A, Benevento, është duke negociuar për t’i transferuar sulmuesin e Napolit, Leonardo Pavoletti dhe mesfushorin e Pescaras, Ledian Memushaj, raporton “Sky Sport Italia”.
“Napoli është në bisedime me Pescarën për mesfushorin e Shqipërisë”, shkruan “Sky Sport Italia”.
Benevento do të luftojë me skuadrën zvicerane, FC Sion për Memushajn.
Derisa “Il Mattino” shkruan se Benevento po insiston edhe për Pavolettin, të cilin e transferoi Napoli në janar për 18 milionë euro nga Genoa.
Udinese, Spal, Sassuolo dhe Hellas Verona gjithashtu janë të interesuara për Pavoletti, por vetëm në formë huazimi, pasi shitja e tij është problem për shkak të çmimit. /Gazeta Express/


