“Skuth”, “I pabesë” – Kristi i zhgënjyer nga Luizi teksa debatojnë sërish për nominimin

PUBLIKUAR

Televotimi i kësaj jave ka qenë një temë shumë e diskutuar brenda shtëpisë së famshme në Shqipëri, Big Brother VIP.

Ata e kanë përmendur sërish edhe në spektaklin e natës së sotme për nominimin apo ‘kurthin’ që Luizi ia bëri Kristit dhe Armaldos.

Kristi ishte parë shumë i revoltuar ndaj Luizit, ndërsa gjatë tërë kohës iu drejtua me epitete si: “Mega skuth”, “Skuth” dhe “I pabesë”.

Foto: Screenshot/Instagram

Në darkën e organizuar nga ‘Vëllai i Madh’ si tre të nominuar, banorët kanë pasur mundësinë të sqarohen me njëri-tjetrin.

“Pas Kutisë së Pandorës, mendoja që ishim lidhur shumë me njëri-tjetrin, bënim biseda bashkë, qeshnim me njëri-tjetrit. Mua ma përmirësonte ditën, të them të drejtën. Ky dënimi që morëm dhe mënyra se si e trajtoi, mori meritat për veten. Ai ka luajtur me disa njerëz dhe unë jam treguar tolerant , nuk kam reaguar. Mua më preku sepse ishte marrëdhënia e dytë, që unë doja ta mbaja dhe u prish”, tha Kristi për Luizin.

Reklama

Foto: Screenshot/Instagram

“Është shumë e drejtë ajo që thotë, por unë nuk kam zgjedhur që loja ime t’i pëlqejë banorëve. Unë dua të kundërtën. Do luftoj me të gjitha mënyrat që të arrij qëllimin tim. Do ketë gracka, kurthte, thika pas shpine, çdo gjë. Përgatitu”, shtoi nga ana tjetër artisti shkodran.

“Unë doja minimunim e respektit ndaj teje. Ne kemi ndenjur bashkë. Unë Luizin e konsideroja mik”, vazhdoi Kristi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)

 

Ejlli në fund tha se është penduar që bëri një gjë të tillë për Kristin, por jo edhe për Armaldon. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Festë në shtëpinë e këngëtarit Gold AG

Këngëtari i njohur Gold AG ka emocionuar ndjekësit me postimin e tij më të...

Majk pyetet se a do të martohej me një vajzë të një kombësie tjetër: Dashuria s’njeh ngjyrë, s’njeh nacionalitet

Reperi i njohur shqiptar, Majk, ishte së fundmi i ftuar në emisionin “R Studio”...

Selin Bollati dhe DJ Gimbo flasin për jetën pas Big Brother: Kemi projekte të reja

Selin Bollati dhe DJ Gimbo kanë bërë paraqitjen e tyre të parë televizive si...