Skuadra e Premier Ligës e dëshiron Ranierin

PUBLIKUAR

Crystal Palace ka shprehur interesim për Claudio Ranierin, pas njoftimit të Sam Allardyce se ai do të pensionohet nga futbolli, njoftojnë burime italiane.

Ranieri momentalisht është trajner i lirë pasi që u shkarkua nga Leicester City, vetëm disa muaj pasi e fitoi Premier Ligën, transmeton Express.

Sipas Tuttomercatoweb, Crystal Palace e ka pyetur Ranierin nëse është i interesuar që ta marrë drejtimin e skuadrës së tyre.

Gjatë karrierës së tij, Ranieri ka qenë edhe trajner i Chelsea, Interit, Romës, Juventusit, Valencias e shumë skuadrave tjera./Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...