Kostas Manolas mund të largohet nga skuadra e Romës edhe pse llogaritët si pikë kyçe në qendër të mbrojtjes.
Greku i talentuar i cili u transferua dy vite më parë në Romë, ka pasur paraqitje të mira me fanellën e ‘Giallorosëve’, gjë që ka bërë që për të të interesohen ekipet e njohura angleze.
Në kontratë me Romën deri në vitin 2019, Manolas është vënë në shënjestër nga tri skuadra të njohura në Angli, si Chelsea, Arsenal dhe Tottenham Hotspurs.
Edhe pse Roma e vlerëson lartë lojtarin dhe nuk e ka në listën e transferimeve, klubet angleze pritet të dalin me oferta zyrtare në janar.
Vlera e 24-vjeçarit është rreth 25 milionë euro, ndërsa Roma e kishte blerë nga Olympiakos për 13 milionë euro. /Telegrafi/


