Skriniar ua shuan shpresat Man Unitedit dhe Liverpoolit, vazhdon me Interin

PUBLIKUAR

Interi është pajtuar t’ia dyfishojë pagën qendërmbrojtësit Milan Skriniar, duke e larguar interesimin e klubeve të Premierligës, Manchester United dhe Liverpool.  

Në parim, Skriniar është pajtuar të nënshkruajë kontratë të re me pagë javore 70 mijë euro, përfshirë një pako bonusesh fitimprurëse.

Sipas Mirror, sllovaku do ta nënshkruajë kontratën menjëherë pasi ta zgjidhë një çështje me menaxherin e tij.

Manchester United, Manchester City, Liverpool, Chelsea dhe Tottenham e kanë vëzhguar 24-vjeçarin gjatë një sezoni të tij mbresëlënës me Interin në Serie A.

Interi e bleu atë nga Sampdoria për rreth 20 milionë euro, por çmimi i tij në tregun e transferimeve tani është rritur në mbi 90 milionë euro. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...