Skriniar iu përgjigjet Unitedit, Barcelonës e Cityt

PUBLIKUAR

Milan Skriniar është i fokusuar te Interi dhe nuk po mendon fare për interesimin e Barcelonës, Manchester United e Manchester City.

Milan Skriniar, që u transferua gjatë verës te Interi nga Sampdoria për 27 milionë euro, ka mahnitur të gjithë me paraqitjet te ziklatrit duke zgjuar interesimin e klubeve të mëdha Evropiane.

Manchester United, Manchester City dhe Barcelona – raportohet se janë tri klubet që po interesohen për 22 vjeçarin, por ai thotë se është i përkushtuar vetëm te Interi.

“A të shpërqendrojnë thashethemet? Kushdo që është këtu dëshiron të japë më të mirën për Interin dhe nuk po mendon askush për largimin”, u përgjigj ai për Premium Sport.

“Sa për vete, vetëm sa kam arritur dhe jam i fokusuar në detyrat e mira. Dua të luaj sa më shumë që është e mundur dhe ta ndihmoj Interin”, shtoi mbrojtësi 22 vjeçar. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...