Skriniar drejt largimit, Interi nis bisedimet për transferimin e mbrojtësit anglez

PUBLIKUAR

Interi po kërkon të përforcohet me Chris Smalling, pas raportimeve se Milan Skriniar ka arritur marrëveshje verbale me Paris Saint-Germainin.

Qendërmbrojtësi sllovak thuhet se do t’i bashkohet kampionëve francezë si futbollist i lirë pas përfundimit të këtij sezoni, kur edhe skadon kontrata e tij me klubin nga Milano, transmeton Gazeta Express.

Dhe, Interi synon që të zëvendësojë Skriniarin me Smalling, i cili gjithashtu në verë do të mbetet futbollist i lirë.

Eksperti i transferimeve, Nicolo Schira, ka raportuar se “Nerazzurrët” janë në bisedime tashmë për të nënshkruar me qendërmbrojtësin anglez.

Interi thuhet se i ka ofruar 33-vjeçarit një kontratë deri në vitin 2025, me pagë prej 3.5 milionë eurosh në vit.

Chris Smalling është pjesë e Romës që nga viti 2020. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...