Skitarët që u shpëtuan mbrëmë në Brezovicë u ndihmuan edhe nga serbët lokalë

PUBLIKUAR

Mbrëmë Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës kanë shpëtuar një grup të skitarëve në Brezovicë. Në ndihmë të tyre kanë dalë edhe dy bjeshkatarë lokalë serbë të Shtërpcës, raporton Gazeta Express.

Ky shërbim ka njoftuar se pas dërgimit të koordinatave nga të humburit është identifikuar lokacioni grupi i skitarëve është evakuuar.

“Me datën 12.01.2022 në orën 17:35 pranuam një thirrje për ndihmë nga një grup i ski-bjeshkatarëve vendas, të cilët kishin humbur në mjegull dhe stuhi në afërsi të qendrës skitare “Brezovicë”. Anëtarët:Bardhosh Morina, Donat Hoti dhe dy bjeshkatarë lokal nga Komuna e Shtërpcës Nikola Grbic, Sinisa Cumpalovic pajisjen dhe nisen në drejtim të kordinatave të dërguara. Në orën 20:40 pas një ngjitjeje dhe orientimi në kushte extreme arrihet me shumë vështirësi gjetja dhe shpëtimi i të humburve. Duhet të ceket që operacioni ka pasur shumë vështirësi pasi që edhe komunikimi me telefon me të humburit është ndërprerë shkaku i ndaljes së telefonëve nga i ftohti i madh. Në orën 22:00 përfundon evakuimi i të humburve në qendrën skitare”, thuhet në njoftim.

SHIKO MË SHUMË

Nagavci rreth Ligjit për Specialen: Besoj që presidentja e shqyrton me kujdes, kemi insistuar që të mos ngutemi

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka kritikuar përdorimin e temave...

Përplasje në kuvend, Teuta Haxhiu nuk e lëshon foltoren pasi i përfundon koha për fjalim

Deputetja e Aleancës Teuta Haxhiu, nuk e ka lëshuar foltoren e Kuvendit të Kosovës...

Nis vaksinimi kundër gripit sezonal në Prishtinë

Nga sot, më 22 tetor 2026, ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal në qendrat...