Skender Mehmeti: Bajrami është festë që bashkon dhe ofron familjet mes vete!

PUBLIKUAR

Imami i Xhamisë së Lipjanit, Skender Mehmeti ka uraur të gjithë besimtarët musliman me rastin e festës së Kurban Bajramit.

“Ne, vërtet të dhamë ty shumë të mira. Andaj ti falu dhe prej kurban për hir të Zotit tënd!”, thuhet tutje në urim.

Bajrami është festë që bashkon dhe ofron familjet mes vete, pohon Mehmeti.

Ky është urimi nga Imami Mehmeti:

Të nderuar vëllezër e motra! Nesër është dita e parë e festës së Kurban – Bajramit, ndaj më lejoni që t’ju uroi për festën e Kurban – Bajramit. Të dashur besimtarë! Kjo festë karakterizohet më dy ngjarje madhore, përmes Haxhit dhe prerjes së Kurbanit. Me këtë rast dëshiroi t’ju përkujtoj se festat tona mund ti bëjmë edhe më madhore duke kultivuar marrëdhënie të mira vëllezërore, duke i tejkaluar mos marrëveshjet mes veti, duke ia shtrirë dorën fëmijëve jetim, familjeve të varfëra, sepse këto janë parime Islame. Të dashur besimtarë! Bajrami është festë që bashkon dhe ofron familjet mes vete, shton respektin mes besimtarëve, dashurinë ndaj Krijuesit, na kujton falënderimin që duhet të bëjmë për të mirat që na dhuroi i Madhi Zot, i Cili thotë: “Ne, vërtet të dhamë ty shumë të mira. Andaj ti falu dhe prej kurban për hir të Zotit tënd!”. (El-Kevther:1-2.) Edhe një herë më lejoni tua uroi festën e Kurban – Bajramit të gjithë besimtarëve të komunës sonë si dhe mbarë besimtarëve të trojeve tona etnike, mërgatës shqiptare si dhe gjithë muslimanëve anekënd botës. Paqa dhe mëshira e Allahut xh.sh qofshin mbi ju.

Me Respekt Skender Mehmeti.

SHIKO MË SHUMË

Ndëprerja e seancës në Lipjan, flet Kryesuesi Daut Azemi

Në lidhje me ndëprerjen e seancës së 9-të në Kuvendin Komunal në Lipjan, Lipjani...

Ndërpritet seanca Kuvendit Komunal në Lipjan, skishte kuorum, reagon PDK

Seanca e Kuvendit Komunal në Lipjan, e cila ishte parapar të mbahej sot, është...

Edhe në Lipjan protestë kundër vendimit të Gjykatës Speciale

Qytetarët e Komunës së Lipjanit, kanë protestuar sot kundër vendimit të Gjykatës Speciale të...