Skënder Hyseni qëndrojë në Lipjan

PUBLIKUAR

Ministri i Punëve të Brendshme,  Skënder Hyseni, sot d qëndrojë në një vizitë në komunën e Lipjanit dhe Ferizajt.

Gjatë kësaj vizite ai u takua  kryetarin e komunës së Lipjanit,  Imri Ahmeti dhe Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi.

 

Kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, sot ka pritur në një takim, Ministrin e Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, me ç ‘rast u zhvillua edhe një takim i përbashkët me Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi në komunën e Lipjanit.
Gjatë takimit u biseduan shumë çështje, si siguria në komunën e Lipjanit , statusi i zjarrfikësve dhe ekstremizmi fetar.

Fillimisht, kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka falënderuar ministrin Hyseni, për vizitën, dhe duke e njoftuar atë për zhvillimet në komunën e Lipjanit, ka theksuar se çështja e sigurisë në Lipjan , është e qetë dhe stabile, pa ndonjë indikacion të përkeqësimit.

Ndërsa si shqetësim, kryetari Ahemti, theksoi çështjen e statusit të zjarrfikësve, mjetet e punës të tyre të vjetra si dhe zgjidhjen e mëditjeve për mbledhjet që mban KKSB.

Në anën tjetër, Ministri i Punëve të brendshme, Skender Hyseni, ka premtuar bashkëpunim si dhe është zotuar se Policia e Kosovës është e gatshme në çdo moment që të ju përgjigjet kërkesave të qytetarëve, në mënyrë që të evitohen rreziqet e mundshme nga faktorë të ndryshëm.

Po ashtu, ministri Hyseni, ka folur edhe për rëndësinë jetike që ka Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi, i cili është funksional dhe mban takime të rregullta me kryetarin e komunës.

“ Është me rëndësi jetike që Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi është funksional dhe aty adresohen të gjitha shqetësimet pa përjashtim që mund të kenë qoftë individët, qoftë komunitetet e ndryshme , tha ministri Hyseni

Komandanti i Stacionit Policor në Lipjan, Imer Kaçova, gjendjen e sigurisë e vlerësoi të qetë, nëpërmjet raportit zyrtar, të cilin e prezantoi gjatë këtij takimi.

Ndërsa, kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Lipjan, Vehbi Gajtani, tha se me kontakte të vazhdueshme që kemi me gjitha institucionet komunale, me kryetarin e komunës, kemi arritur të ndërtojmë raporte pozitive me gjitha komunitetet që veprojnë në komunën e Lipjanit, njofton kkLipjan

SHIKO MË SHUMË

Rrahje masive për një pronë, arrestohen 15 persona në Lipjan – 11 përfundojnë me lëndime

Një rrahje masive ka ndodhur dje në Lipjan, pas një mosmarrëveshje rreth një prone Në...

Abdixhiku, Muhaxherit dhe Ahmetit: Pres dorëheqjet tuaja, i pranoj menjëherë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër ndaj kërkesave...

LDK në Lipjan kërkon dorëheqjen e Abdixhikut

Kryesia e Degës së LDK-së në Lipjan, pas mbledhjes së mbajtur së bashku me...