Këngëtarja e njohur shqiptare dhe shumë e dashur për publikun shqiptar, Enca Haxhia ka gati projektin më të ri muzikor.
Kënga titullohet “Jealous” dhe do të publikohet këtë të premte e shoqëruar me videoklip.
Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë Enca përmes një video të publikuar në rrjetin social, Instagram ku numëron mbi 2 milionë ndjekës.
“JEALOUS – Coming Soon 💚 (Ose me sakte te Premten po mos i thoni njeriu 😂)“, ka shkruar ajo në mbishkrimin e videos.
Enca nuk ka dhënë detaje të tjera rreth këtij projekti dhe mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur ajo për publikun.
“Hajde” është kënga e fundit e Encës në bashkëpunim me Muharrem Ahmetin. Kënga është publikuar më 17 maj dhe deri më tani numëron mbi 10 milionë klikime në kanalin Youtube.