Pogba, Dembele dhe një sërë lojtarësh të tjerë të Kombëtarës së Francës janë përballë me brohoritma raciste gjatë ndeshjes së mbrëmshme kundër Rusisë në Saint Petersburg, raporton BBC
Për këtë rast ka reaguar menjëherë Ministria e Sportit të Fracës i cili e ka quajtur këtë gjë abuzim racist të drejtuar gjatë futbollistëve, derisa Franca e ka deklasuar Rusinë me rezultat 3-1.
Cak i këtij sulmi thuhet se ka qenë ylli i Manchester United paul Pogba dhe ai i Barcelonës Ousmane Dembele, të cilët janë fyer me fjalët më të tmerrshme të mundshme.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin Krestovsky në Saint Petersburg, që do të jetë edhe stadiumi ku do të zhvillohet finalja e Botërorit këtë vit.
“Racizmi nuk ka vend në fushën e futbollit”, ka qenë reagimi i ashpër i ministres se Sportit Laura Flessel.



