Nuk është vetëm kasa politike ajo e cila po manipulon me qytetarët dhe po i krijon kushte jo të mira për jetë. Pjesë e manipulimeve janë bërë edhe vetë qytetarët, sidomos tregtarët e drunjëve që në mënyra të ndryshme tentojnë të mashtrojnë për të fituar para sa më shumë, duke ofruar sa më pak shërbime të kërkuara.
E një rast hiq i mirë i ka ndodhur edhe një qytetari të Kosovës, i cili në mes të muajit shkurt ka shkuar për të blerë një kamion me dru por ajo çka ai kishte blerë dhe kishte paguar nuk i kishte ardhur.
Në një fotografi të cilën NewBorn e posedon shihet se si një kompani për transportin e drunjëve mashtron qytetarin duke ia dërguar thuajse vetëm gjysmën e drunjëve të blera nga një qytetar.
E ky nuk është i vetmi rast.



