Skandaloze: Kosova s’ka të dhëna të sakta për dëmet e luftës (Video)

PUBLIKUAR

Pala kosovare po insiston që në kuadër të dialogut me Serbinë të diskutohet edhe për dëmshpërblimet e luftës së fundit në Kosovë të shkaktuar nga Serbia.

Qysh në muajin dhjetor, ministrja për dialog, Edita Tahiri, ka thënë se Kosova i ka propozuar Bashkimit Evropian një listë me katër tema të reja, në mesin e tyre edhe çështjen e dëmshpërblimeve të luftës.

Por, Bashkimi Evropian është përgjigjur se temat e dialogut mund të caktohen vetëm në pajtim të të dyja palëve.

Nga Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës në Kosovë, vitin e kaluar janë bërë tri publikime, mirëpo pavarësisht kësaj, Kosova vazhdon të mos ketë të dhëna të sakta për dëmet që i janë shkaktuar gjatë luftës. Ndërkaq, po vitin e kaluar, ministri i Punëve të Jashtme – tash president i vendit – Hashim Thaçi, ka deklaruar për mediat turke se Kosova do të ngre padi ndaj Serbisë, për të paguar dëmet e krijuara gjatë luftës në periudhën 1998-1999.

Kryeministri serb, Ivica Daçiq, deklaratat e Thaçit i kishte quajtur si konsum i brendshëm. /Gazeta Tribuna/

SHIKO MË SHUMË

Rekrutët e rinj të FSK-së nisin trajnimin bazë, rreshtohen në kazermën “Skënderbeu”

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar për nisjen e trajnimit bazë për rekrutët...

152 lindje në Gjinekologjinë e QKUK-së gjatë një jave, në mesin e tyre 5 lindje me binjakë

152 lindje janë realizuar gjatë javës së kaluar në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës...

Për 24-orët e ardhshme, ky është çmimi i naftës

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të...