Skandal: Ylli i Realit dhe Monacos fshehën milionat

PUBLIKUAR

Radamel Falcao dhe Fabio Coentrao rrezikojnë të dënohen ashpër, pasi kanë fshehur milionat në kompani fantazmë në Kolumbi dhe Ishujt Virgin

Edhe pse të superpaguar, shumë yje të futbollit tentojnë që të fshehin të ardhurat e tyre për të mashtruar organet fiskale, si në rastin e fundit, ku në bankën e të akuzuarve përfundojnë Radamel Falcao dhe Fabio Coentrao.

Seksioni i Krimit Ekonomik në Madrid ka përvijuar hetimet ndaj dy futbollistëve të njohur për periudhën 2012-2014, e sipas dosjes, dy protagonistët janë ngarkuar me 5 akuza.

Radamel Falcao, sulmuesi kolumbian që aktivizohej me Atleticon e Madridit, nuk deklaroi 5.6 milionë euro të fituara nga të drejtat e imazhit.

Ndërkohë, mbrojtësi portugez Coentrao, që militon ende në radhët e Realit të Madridit, nga i njëjti burim të ardhurash nuk deklaroi në Tatime 1.3 milionë euro.

Sipas Prokurorisë, të dy futbollistët kanë qenë në dijeni të rrezikut, por kanë fshehur milionat në kompani fantazmë në Kolumbi dhe Ishujt Virgin, konkretisht Falcao, dhe në Irlandë për Coentraon, me shpresën se nuk do të zbuloheshin.

Vitin e kaluar, Prokuroria e Madridit denoncoi 3 ish-lojtarë të Realit me të njëjtat akuza mashtrimi: Xabi Alonso, Angel Di Maria and Ricardo Carvalho.

Por objekt i hetimeve dhe gjobave kanë qenë edhe lojtarë të tjerë si Messi, Neymar, Mascherano, Adriano, Alves apo Milito. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...