Skandal: Infektohen shtatzënat që lindën me operim në QKUK

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Policia konfiskoi mbi 2 mijë patentë shofer për tre muaj: Mbi 5 mijë shoferëve u janë vendosur pikët negative

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore Janar – Mars të vitit...

Ambasada amerikane publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore

Ambasada amerikane në Prishtinë ka vendosur numrat se ku mund të thërrasin viktimat e...

skandal-infektohen-shtatz-euml-nat-q-euml-lind-euml-n-me-operim-n-euml-qkuk_hdSe Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës është një tmerr i vërtetë e tregojnë edhe disa nëna, të cilat pak ditë pas kanë lindur me prerje cezariane, janë detyruar që sërish të rikthehen në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetërisë.

Njëra nga nënat, e cila vetëm 10 ditë pasi kishte lindur beben e saj me operim, i është dashur që sërish të kthehet për shërim në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.

Kësaj radhe jo më për fëmijën e saj, po për vete. Kjo paciente e cila deshi të mbesë anonime, rrëfen tmerrin e përjetuar në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.

“Pak ditë pasi kam lindur me operacion, gjendja ime shëndetësore ka filluar të përkeqësohet. Kam filluar të sëmurem më shumë se sa kur kam dalë nga spitali. Jam kthyer sërish në spital, dhe mjekët kanë konstatuar se jam infektuar”, ka thënë kjo paciente.

Ajo ka thënë se nuk është e vetmja që është infektuar pas operimit.

Sipas saj, janë edhe disa femra tjera, të cilat pasi operuar janë kthyer sërish për t’u shtrirë në spital, për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tyre shëndetësore.

Ajo rrëfen me lot në sy, se si është detyruar që foshnjën 10 ditëshe ta lë në shtëpi, e vetë të shtrihet sërish në spital.

“Fëmijën 10 ditësh jam detyruar që ta lë në shpi. Kush mund të kujdeset për fëmijën tim ashtu si do të kujdesesha vetë”, ka thënë kjo paciente.

Ajo thotë se infeksioni ka mundur t’i vijë edhe për shkak të sallës së operimit, e cila sipas saj është në një gjendje të mjerueshme.

“Paramendoni në sallën ku ne jemi operuar, në të njëjtën kohë ndodhë edhe renovimi i saj. Shumë e natyrshme është që të ndodhë edhe infeksioni. Në të njëjtën sallë ndodhin operimet, në të njëjtën sallë ndodh renovimi. Kjo nuk ndodh askund në botë”, ka thënë kjo paciente.

Ndonëse pas disa ditësh qëndrimi në spital, e cila tashmë kishte tejkaluar infeksionin, shqetësohet për nënat tjera, të cilat për shkak të kësaj situate në këtë klinikë të QKUK-së, mund ta kenë fatin e saj.

“Unë shpëtova, por po më dhimbsen gjithë këto tjerat që do ta kenë fatin tim”, ka thënë kjo nënë e zhgënjyer.

Gazeta Blic mëson se fatin e kësaj nëne, e kanë përjetuar edhe shumë të tjera. Madje, mësohet se janë edhe disa nëna tjera, të cilat pasi kanë lindur kanë marrë infeksione dhe vazhdojnë të trajtohen në QKUK.

SHIKO MË SHUMË

Policia konfiskoi mbi 2 mijë patentë shofer për tre muaj: Mbi 5 mijë shoferëve u janë vendosur pikët negative

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore Janar – Mars të vitit...

Ambasada amerikane publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore

Ambasada amerikane në Prishtinë ka vendosur numrat se ku mund të thërrasin viktimat e...

Moti sot: Me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell

Moti sot parashihet të jetë me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me...