S’ka vend për Messin në ekipin e ëndrrave të Ozilit

PUBLIKUAR

Ylli i Arsenalit, Mesut Ozil, e ka lënë Lionel Messin jashtë ekipit të ëndrrave, derisa e ka përfshirë vetëm një bashkëlojtarë nga klubi londinez në të.

Mesfushori sulmuesi mori pjesë në një sesion pyetje dhe përgjigje me tifozët të mërkurën dhe u pyet se cilët lojtarë do të kishin vend në formacionin e ëndrrave të tij, transmeton Gazeta Express.

Ish-përfaqësuesi i Gjermanisë natyrisht e zgjodhi një 11-she me plot ish-bashkëlojtar te Real Madridi, 11 prej të cilëve kanë luajtur përkrah tij në Santiago Bernabeu.

Dy të tjerë, Jerome Boateng dhe Philipp Lahm, ishin shokë të moçëm në ekipin kombëtar gjerman, derisa vetëm një lojtar, Santi Cazorla, luajti me të në Arsenal.

Iker Casillas është zgjidhja e tij në portë, ndërsa vija e mbrojtjes duket kështu;  Boateng, Lahm, Sergio Ramos dhe Marcelo.

Në mesfushë, Ozil i zgjodhi Cazorlan dhe Xabi Alonson, ndërsa para tyre ai i rreshtoi Cristiano Ronaldon, Kakan dhe Angel Di Marian.

Në sulm ai e vendosi Karim Benzeman. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...