S’ka seancë para 17 shkurtit, ndërkombëtarët i japin edhe një shans dialogut

PUBLIKUAR

Televizioni Klan Kosova raporton se kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe zëvendësi i tij Hashim Thaçi gjatë ditës kanë mbajtur takim me ambasadorë të shteteve të Quintit, ku nuk ka pasur një dakordim që seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit të zhvillohej gjatë vikendit, ose në fillimin të javës së ardhshme.

Kuvendi i Kosovës nuk do të mblidhet para datës 17 shkurt, kur edhe pritet të mbahet protesta e thirrur nga tri partitë opozitare – Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën.

Kështu thonë burime ndërkombëtare me të cilat ka kontaktuar Klan Kosova gjatë të premtes.

Merret vesh se kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe zëvendësi i tij Hashim Thaçi gjatë ditës kanë mbajtur takim me ambasadorë të shteteve të Quintit, ku nuk ka pasur një dakordim që seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit të zhvillohej gjatë vikendit, ose në fillimin të javës së ardhshme.

Këto kërkesa ishin shqyrtuar seriozisht nga partnerët aktualë të koalicionit qeverisës gjatë kësaj jave.

Një qëndrim i tillë i Quintit për mosmbledhje të deputetëve ka ardhur pasi që ndërkombëtarët nuk duan që seanca të “kontrabandohet”, por që t’i jepet edhe një mundësi opozitës për të qenë pjesëmarrëse në sallë.

Përpjekjet e ndërkombëtarëve janë që të sigurohet një ambient i qetë dhe demokratik në Kuvend, në mënyrë që të mos i jepet hapësirë përdorimit të skenave të dhunshme, njofton Klan Kosova.

SHIKO MË SHUMË

Gruda tregon efektet e para të ligjit: Pas hyrjes në fuqi të ligjit, Specialja s`mund të arrestojë asnjë komandant të UÇK-së

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka treguar për disa efekte të Ligjit të ri...

Gjykata Speciale del me njoftim për datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gjykata Speciale në Hagë ka caktuar 17 nëntorin 2026, në orën 10:00, si datë...

Ambasada amerikane: Presim bashkëpunim me presidenten e re të Kosovës

E ngarkuara me Punë ad interim e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës...