Ska pushim të hënën, DKA: Mësimi do të zhvillohet normalisht në të gjitha shkollat e Komunës së Lipjanit

PUBLIKUAR

Komuna e Lipjanit ka lëshuar njoftim ku thotë se të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit se dita e hënë do të jetë ditë e rregulltë pune, dhe mësimi do të zhvillohet normalisht në të gjitha shkollat e Komunës së Lipjanit.

“Në të gjitha institucionet shtetërore, në institucionet arsimore në të gjitha nivelet, do të punohet me orar të rregullt, në përputhje me masat anti Covid të ndërmarra nga Qeveria”, thuhet tutje.

Postimi i plotë:

NJOFTIM

Drejtoria Komunale e Arsimit në Lipjan njofton të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit se dita e hënë do të jetë ditë e rregulltë pune, dhe mësimi do të zhvillohet normalisht në të gjitha shkollat e Komunës së Lipjanit.

Në të gjitha institucionet shtetërore, në institucionet arsimore në të gjitha nivelet, do të punohet me orar të rregullt, në përputhje me masat anti Covid të ndërmarra nga Qeveria.

Ky vendim vjen si solidarizim me të gjithë ata të cilët janë në linjën e parë të frontit me pandeminë Covid- 19, punëtorët shëndetësor, stafin mbështetës në institucionet shëndetësore, polici dhe inspektorat, të cilët janë duke punuar për disa muaj me radhë pa asnjë ditë pushimi.

Image may contain: text

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në familje në Lipjan

Gjatë raportit 24 orësh policia e Kosovës ka njoftuar se nënë dhe bir në...

I gjendet një armë zjarri në veturë, arrestohet lipjanasi

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në Lipjan, pasi të njejtit...

Zhduket laptopi nga zyra e drejtorit të një shkolle në Lipjan, hetohet rasti

Ditën e djeshme në Lipjan është raportuar një rast vjedhjeje. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...