S’ka këndellje për Chelsea, humbet edhe nga Fulham

PUBLIKUAR

Chelsea ka humbur me rezultat 2-1 nga Fulham në Craven Cottage duke vazhduar formën e dobët dhe pa fitore në Vitin e Ri. Fulham në anën tjetër arriti një fitore të madhe dhe tani është ngritur në vendin e gjashtë në Premier Ligë. Willian (25’) dhe Carlos Vinicius (73’) shënuan për vendasit derisa për Chelsea golin e vetën e shënoi Koulibaly (47’)

Chelsea nuk po di të këndellet në Premier Ligë.

Pasi që u deklasuan nga City në kupën FA, tani ata janë mposhtur nga Fulham me rezultat 2-1 për të thelluar edhe më shumë krizën e tyre.

Chelsea e filloi më mirë ndeshjen dhe Lewis Hall ishte afër që të shënonte që në minutën e tretë por goditja e tij përfundoi jashtë, shumë afër shtyllës së majtë të portës së vendasve.

Carlos Vinicius i Fulham rrezikoi për herë të parë portën e Chelsea por ishte i pafat në goditjen e tij e cila përfundoi shumë afër shtyllës së majtë të portës së Kepas.

I sapoardhuri në Chelsea, Joao Felix ishte afër për të shënuar në minutën e 10 por që edhe ai nuk goditi në cak.

Sfida do të hapej në minutën e 25-të.

Ish futbollisti i Chelsea, Willian mori një top të mirë në zonë dhe goditi më të djathtën e tij për të shënuar gol për Fulham. Natyrisht ai nuk e festoi golin.

Hall i Chelsea përsëri ishte afër për ta barazuar rezultatin në minutën e 35-të te ndeshjes derisa edhe Felix pati një mundësi tjetër për Chelsean në minutën e 40-të.

Barazimi i rezultatit erdhi në minutën e 47-të. Mason Mount ekzekutoi një goditje të lirë dhe pas një tollovie në zonë më së miri u gjend mbrojtësi Kalidou Koulibaly që shënoi gol.

Por, gjërat u bën më të vështira për Chelsean në minutat në vijim.

I porsa transferuari te Blutë Joao Felix pati një ndërhyrje të ashpër me taka për t’u ndëshkuar direkt me karton të kuq në ndeshjen e tij debutuese në fanellën e Chelsea.

Edhe pse një futbollist më pak, Chelsea ishte shumë afër për të shënuar gol në minutën e 65-të të ndeshjes me Kai Havertz por Leno ia mohoi golin atij.

Pas kësaj Fulham do të shënonte golin e epërsisë që ia dha atij tri pikë të plota.

Andreas Perreira bëri një krosim të mirë në zonë ku gjeti kokën e Carlos Vinicius që shënoi gol të bukur në minutën e 73-të te ndeshjes.

Rasti i vetëm në këtë ndeshje ishte ai i minutës së dytë shtesë të ndeshjes me anë të Kai Havertz por që Bernd Leno përsëri bëri një pritje të mirë dhe ia mohoi golin e barazimit Chelseat.

Fulham me këtë fitore ngritët në vendin e gjashtë në Premier Ligë me 31 pikë, me katër pikë më pak se Manchester United që është në vendin e katër, kurse Chelsea mbetet në vendin e 10 me 25 pikë.

Chelsea do të këtë punë përsëri me një ekip londinez në vikend, ku do të luan kundër Crystal Palace derisa Fulham do të luan si mysafirë i Newcastle United që janë në vendin e tretë. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...