S’ka këndellje për Barcelonën, mposhtet pastër nga Atletico Madridi

PUBLIKUAR

Atletico Madrid ka shënuar fitore me rezultat të pastër ndaj Barcelonës me rezultat 2:0 në ndeshjen derbi të javës së tetë në La Liga

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 23-të të ndeshjes. Pas një aksioni model, Thomas Lemar realizoi gol, duke u asistuar nga Luis Suarez.

Pasi asistoi në golin e parë, Luis Suarez realizoi të dytin shkruan Gazeta Express.

Ai në minutën e 44-të shënoi duke u asistuar nga Lemar që ia ktheu nderin.

Rastin më të mirë për Barcelonën e pati Coutinho, por goditjen e tij e priti pa problem Jan Oblak.

Me këtë fitore, Atletico Madrid shkon në kuotën e 17 pikëve në vendin e dytë, aq sa ka edhe Real Madridi, por me një ndeshje më pak të luajtur.

Në anën tjetër, Barcelona bie në vendin e nëntë me 12 pikë gjithsej. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...