Drejtor i Institutit Sizmologjik të Kosovës, Shemsi Mustafa, ka reaguar për tërmetin që u ndie para disa minutash në Kosovë e që epiqendër e saj ishte Greqia.
Mustafa përmes një postimi në Facebook tha se Greqia është një nga zonat më aktive sizmike në Mesdheun Lindor, për shkak të pozitës së saj gjeografike.
Ai tregoi se epiqendra e këtij termeti ishte në veri-lindje të Florines, me thellësi 10 kilometra, me magnitudë 5.5 shkallë.
“Greqia me aktivitet sizmik të lartë, nuk ka qetësi kjo zonë. Greqia e vendosur gjeografikisht në pllakën mbizotëruese të subduksionit të Afrikës që shtyn Euro-Aziatiken dhe qëndron në themel të Euro-Aziatikes përgjatë këtij kontakti, është një nga zonat më aktive sizmike në Mesdheun Lindor”.



