KFOR-i ka njoftuar se në ditët në vijim do të nisë stërvitjet e rregullta ushtarake pranë bazës së saj në Novosellë.
Sipas njoftimit thuhet se kjo stërvitje synon që pjesëtarët e KFOR-it të jenë të përgatitur për të reaguar ndaj krizave.
Më tej në njoftim thuhet se KFOR-i është plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes, për të mirën e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë. /Telegrafi/


