Sitnica vërshon shtëpi dhe toka të punueshme në Mitrovicë

PUBLIKUAR

Përmes një komunikate Komuna e Mitrovicës, njofton se lumi Sitnica ka dalë nga shtrati duke vërshuar kështu disa shtëpi dhe qindra hektarë tokë të punueshme.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim në këtë komunë, Musa Dragaj, i cili ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ka thënë se situata është mjaftë serioze, ndërsa Sitnica po vazhdon të rrit nivelin dhe kjo gjë paraqet rrezik serioz për vërshim shumë më të madh në shtëpitë dhe bizneset përreth lumit.

Sipas tij, nga Tuneli i Bairit e deri në fshatin Frashër, janë vërshuar disa qindra hektarë tokë të punueshme, kështu që e tërë ajo hapësirë që shtrihet nga lumi Sitnica, në gjerësi disa qindra metra deri në hekurudhë dhe gjatësi prej rreth dy kilometra, është e mbuluar e tëra me ujë.

Gjithashtu Dragaj, ka informuar se Sitnica ka vërshuar edhe 4-5 shtëpi në lagjen “2 korriku”, afër urës kryesore mbi këtë lum si dhe është duke u rrezikuar seriozisht edhe Parku i Bizneseve.

Ai ka njoftuar gjithashtu se shiu ka dëmtuar edhe rrugën që lidh “Lagjen e Doktorëve” me “Kroin e Vitakut”, në very të qytetit, ku gjysma e rrugës së asfaltuar është shembur tërësisht dhe paraqet rrezik për qarkullimin e njerëzve dhe automjeteve.

Sipas tij, meqë Sitnica po vazhdon të fryhet nga uji, atëherë situate pritet të vështirësohet edhe më shumë dhe sopas tij kjo gjë paraqet rrezik të madh për njerëzit që jetojnë përreth. Për këtë gjë, ai i fton të gjithë që të jenë të kujdesshëm dhe në rast që kanosen nga ndonjë rrezik ta lajmërojnë menjëherë drejtorinë.

SHIKO MË SHUMË

Dogana konfiskon mbi 13 mijë euro të padeklaruara në Han të Elezit

Dogana e Kosovës ka zbuluar mjete monetare të padeklaruara në vlerë prej 13.353,98 eurosh...

Parkingu i madh i Prishtinës prapa Pallatit të Rinisë falas gjatë kohës sa mbahet protesta kundër Gjykatës Speciale

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Besianë Musmurati, ka njoftuar qytetarët se parkingu prapa Pallatit...

Komandanti i Zjarrfikësve: Zjarri në Fushë Kosovë prej më të mëdhenjëve në dekadën e fundit

Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Malë Gashi, ka bërë të ditur se zjarri i...