Sitnica pastrohet vitin e ardhshëm

PUBLIKUAR

Kjo u bë e ditur gjatë një takimi që u zhvillua në Ministrinë e Mjedisit, në mes ministrit Ferid Agani dhe kryetarit të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmetit.

Lumi Sitnica do të pastrohet dhe thellohet nga viti i ardhshëm nga një projekt i përbashkët i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Komunës së Lipjanit, transmeton Klan Kosova.

Në projekt përveç komunës së Lipjanit të përfshira janë edhe ajo e Ferizajt e Graçanicës, thuhet në komunikatën e Misitrisë.

Kjo u bë e ditur gjatë një takimi që u zhvillua në MMPH, në mes ministrit Ferid Agani dhe kryetarit të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmetit.

Projekt tjetër i përbashkët që do të realizohet është edhe ai për rregullimin e shtratit të lumit në fshatin Gadime, që përshkon Shpellën e Gadimës, e që është një monument i mbrojtur me vlera të veçanta të natyrës.

Po ashtu do të investohet edhe në infrastrukturën e jashtme të shpellës.

Një investim i tillë u cilësua si tejet i rëndësishëm, pasi shpella e Gadimës është një vend turistik shumë i frekuentuar.

SHIKO MË SHUMË

Abdixhiku, Muhaxherit dhe Ahmetit: Pres dorëheqjet tuaja, i pranoj menjëherë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër ndaj kërkesave...

LDK në Lipjan kërkon dorëheqjen e Abdixhikut

Kryesia e Degës së LDK-së në Lipjan, pas mbledhjes së mbajtur së bashku me...

Vdes i riju Hafir Maka, ngushëllohet familja

Ka vdekur Hafir Lulzim Maka, pas një aksidenti në trafik. Me këtë rast KBI-Lipjan ka...