Sipas Edita Tahirit, nesër fillon lirimi i urës mbi Ibër

PUBLIKUAR

Ministrja për Dialog, Eduta Tahiri, ka thënë se ura mbi lumin Ibër do të lirohet për qarkullim, ndërsa për këtë ka përmendur datën 14 gusht, kur fillojnë punimet për heqjen e barrikadës dhe revitalizimin e saj.

“Ura e Mitrovicës po lirohet pas gjashtëmbëdhjetë vjetësh që nga përfundimi i luftës dhe se Qeveria e Kosovës vlerëson lartë angazhimin e Bashkimit Evropian për zbatimin e kësaj marrëveshje e cila do të lehtësoj jetën e qytetarëve në atë pjesë të vendit duke kontribuar në normalizimin e komunikimit dhe bashkëpunimit mes qytetarëve dhe gjithë komuniteteve”, thuhet në deklaratë.

Ajo po ashtu bëri me dije se për detajet e fillimit të punimeve nesër, mediat duhet t’i drejtohen Zyrës së BE-së në Kosovë, e cila është e autorizuar për zbatimin e kësaj Marrëveshjeje.

SHIKO MË SHUMË

Raporti i BE-së: Kosova s’ka shënuar progres në fushën e kontrollit financiar, rekomandimet e vitit të kaluar s’u adresuan

Kosova nuk ka shënuar ndonjë progres në fushën e kontrollit financiar, thotë raporti i...

​Haxhiu viziton familjen e Arlinda Zekajt, kërkon bashkëpunim me Komisionin Hetimor Parlamentar

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka vizituar të mërkurën familjen e Arlinda...

Kos: Kosova mbetet e përkushtuar për rrugën e saj evropiane

Komisionerja për zgjerim e BE-së, Marta Kos, ka qenë folëse kyçe në takimin e...