Sion shpreh interesim për Gashin

PUBLIKUAR

Situata e Shkëlzen Gashit tek Baseli nuk është shumë e mirë pasi trajneri Fischer pak po e aktivizon sulmuesin kuqezi e kjo ka zgjuar interesin e klubeve të tjera për shërbimet e tij.

Fussballinfos.ch shkruan se ka zëra për një kalim të Gashit tek klubi i Sionit pasi presidenti Kristian Konstantin është interesuar për golashënuesin e dy sezoneve të fundit në Superligën Zvicerane.

Gjithçka në lidhje me këtë tratativë mbetet në nivelin e zërave, por mundësitë që Gashi të lëvizë nga Bazeli janë të mëdha duke parë mënyrën se si po trajtohet tek Baseli.

Sion njihet si skuadër e pasur në Zvicër dhe është e gatshme t’i ofrojë pagë të njëjtë Gashit për ta zgjedhur atë.

Në rast transferimit në Sion, Gashi do të ketë mundësi të aktivizohet edhe në Ligën e Evropës me klubin zviceran. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...