Sindikatat e Pavarura të Kosovës paralajmërojnë veprime sindikale ndaj qeverisë

PUBLIKUAR

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot kanë marrë vendim që t’i bëjnë përgatitjet për veprime sindikale.

BSPK thotë se qeveria s’ka bashkëpunuar me ta duke mos filluar dialogun social raporton Gazeta Express.

“Mos nisja e dialogut social nga Partneri Social – Qeveria ngushtoi rrugën e bashkëpunimit dhe të komunikimit duke i lënë anash përfaqësuesit e të punësuarve e duke e shtyrë Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës të nisë përgatitjen e të gjitha veprimeve sindikale për ta sjellë Partnerin Social – Qeverinë në tavolinën e bisedimeve ku do të diskutohej zgjidhja përfundimtare e kërkesave të arsyeshme të të punësuarve të cilat do të qonin drejt heqjes së kësaj gjendje të tejet të vështirësuar. Prandaj, Kryesia Ekzekutive e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës në mbledhjen e sotme të jashtëzakonshëm vendosi që të gjitha Federatat dhe Shoqatat sindikale anëtare të BSPK-së nga sot t’i hynë përgatitjeve të veprimeve sindikale me qëllim të mbrojtjes së të drejtave që qojnë drejt përmirësimit të gjendjes ekonomike e sociale të të punësuarve, pasi që në të gjithë sektorët, në atë të arsimit, të shëndetësisë, të policisë, të administratës e edhe në sektorët e tjerë gjendja veç sa e po vështirësohet dhe pa një dialog të mirëfilltë social nuk mund të dilet nga kjo situatë e ku roli i partnerit Social – Qeverisë është tejet i rëndësishëm”, thuhet në njoftim.

Tutje BSPK thotë se s’do të heqin dorë nga e drejta që të punësuarit të kenë atë që u takon nga puna.

“Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës është në pritje dhe në veprim të vazhdueshëm sindikal dhe nuk do të heqë dorë nga e drejta që të punësuarit të kenë atë që u takon nga puna që bëjnë në shoqërinë tonë duke pasur një jetë të mirëqenë”, thuhet në njoftim.

SHIKO MË SHUMË

Kurti takohet me kryetarin e Parisit, flasin për banimin e përballueshëm dhe social

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas pjesëmarrjes në panelin “Making Peace Last: Rebuilding Societies...

Kurti për Gjykatën Speciale në Paris: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithçka që duhet për apelim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur për drejtësinë ndërkombëtare dhe Gjykatën Speciale gjatë...

Hoti: Çmimet e konsumit familjar janë dyfishuar, kush mban përgjegjësi?

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar qasjen e qeverisë ndaj politikave ekonomike, duke...