Sindikata e Policisë dënon sulmin ndaj zyrtarëve policorë në veri, kërkon të mirren masa

PUBLIKUAR

Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar ndaj sulmit që u është bërë zyrtarëve policorë dje në veri të vendit, raporton Gazeta Express.

Nga kjo sindikatë kanë kërkuar që institucionet sa më shpejtë t’i japin epilog këtij rasti dhe rasteve tjera që kanë si objekt sulmin ndaj policisë.

“Kërkojmë nga qytetarët e vendit që Policia e Kosovës të përkrahet në punën e tyre, si në luftën kundër krimit dhe në detyrat e jashtëzakonshme me rrezik edhe për jetën e tyre dhe të çdo qytetari në Republikës e Kosovës”, thuhet në reagimin për media.

Reagimi i plotë pa ndërhyrje:

Sindikata e Policisë së Kosovës dënon ashpër sulmin e fundit ndaj zyrtarëve policorë dhe kërkon nga institucionet gjegjëse, që sa më shpejtë t’i japin epilog këtij rasti dhe të gjitha rasteve tjera, që kanë si objekt sulmi Policinë e Kosovës.

Policia e Kosovës është profesionale dhe po punon në respektim dhe zbatim të ligjit.

Sindikata dënon ashpër këto sulme dhe çdo sulm ndaj zyrtarëve policorë, që janë në krye të detyrës.

Kërkojmë  nga qytetaret e vendit që Policin  e Kosovës të përkrahët në punën e tyre, si në luftën kundër krimit dhe në detyrat e jashtëzakonshme me rrezik edhe për jetën e tyre dhe të gjdo  Qytetari në Republikës e Kosovës .

Ne edhe një herë kërkojmë nga organet kompetente që të marrë masa ndaj personave te papërgjegjshëm, të cilët lënduan policët në krye të detyrês.

Policëve të lënduar u urojmë shërim dhe kthim sa më të shpejtë në vendin e punës

SHIKO MË SHUMË

Hidhet koktej molotovi në një auto-sallon në Graçanicë, autorët largohen me motoçikletë

Një auto-sallon në Graçanicë ka qenë cak i një sulmi me koktej molotovi gjatë...

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...