Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës: Kanë mbetur të bllokuar doganierët në Jarinje

PUBLIKUAR

Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës ka bërë të ditur se doganierët e sistemuar në pikën kufitare Jarinjë që nga e shtuna janë në krye të detyrës zyrtare pa pasur mundësi të kryhen ndërrimet me oficerët tjerë doganorë.

Sindikata njofton se ndërrimet me oficerët doganor nuk po mund të bëhen për arsye të bllokimit të rrugës në këtë pjesë të Republikës së Kosovës.

“Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës si zë i fuqishëm i anëtarësisë së saj bashkëndjen punën me doganierët e sistemuar në PKK Jarinjë. Sindikata njëherit i përgëzon institucionet e Republikës së Kosovës e në veçanti doganierët e policët për vendosmërinë, guximin dhe përkushtimin e tyre drejt shtrirjes dhe sundimit të ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës“, thuhet në njoftim.

“Oficerët Doganor që nga e shtuna janë në kryerje të detyrës zyrtare, duke mos pasur mundësi të kryhen ndërrimet me oficeret tjerë doganor, për arsye të bllokimit të rrugëve në këtë pjesë Republikës së Kosovës”, vijon njoftimi.

“Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës uron që doganierët, policët dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës prezent në atë pjesë që të mos kenë pasoja, njëherit fton institucionet kompetente që të kujdesen për sigurinë, kushtet e punës dhe shëndetin e doganierëve, policëve dhe qytetareve atje”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

SHIKO MË SHUMË

Gjetja e mbetjeve mortore në Kalludër e Jabukë, Kurti njofton kush janë tre të identifikuarit e radhës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, pas identifikimeve të para nga mbetjet mortore të...

Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar: Ndryshe mund të arratisej, është edhe shtetas turk

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit...

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han...