Sindikalistët e arsimit paralajmërojnë grevë

PUBLIKUAR

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës është kundër testimit te mësimdhënësve nga Ministria e Arsimit prandaj zyrtaret e kësaj sindikate kanë paralajmëruar se do të futen në grevë nga shtatori nëse tentohet diçka e tillë.

Nënkryetari i SBASHK-ut, Lutfi Mani, ka thënë në Ora e Fundit në Klan Kosova se askush nuk mund të bëjë eksperimente me mësimdhënësit e Kosovës, prandaj ka kërkuar që të “mos luhet me zjarr”.

“Qëndrimi i SBASHK-ut është që të bëhen kontrolle në orët e mësimit, por jo provime, sepse këta mësimdhënës kanë kryer punë me provime kur kanë përfunduar fakultetet adekuate”, ka thënë Mani.

“Nëse shkojmë në këtë formë atëherë le ta mbyllim fare Fakultetin e Edukimit. Askush nuk mund t’i testojë mësimdhënësit. Ata janë të përgatitur. Ky model është marrë në Shqipëri dhe Maqedoni por në asnjërin nga këto vende nuk ka funksionuar”.

Mani është i bindur se e gjitha kjo po bëhet të “përfitojë diksuh para”.

“Këtu po do dikush t’i marr do para”, ka thënë ai.

“Mësimdhënësit janë për cilësi e jo për eksperimente. Dhe të gjithë ata që janë përgatitur të marrin lekë ta harrojnë këtë punë”

SHIKO MË SHUMË

Zjarri në rrugën “Fatime Sokoli” në Prishtinë, Policia jep detaje

Një zjarr ka shpërthyer sot në rrugën “Fatime Sokoli” në Prishtinë. Zëdhënësi i Policisë për...

Hamza konfirmon pjesëmarrjen në seancën konstituive: Presim që kjo të mos jetë një kalkulim

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka konfirmuar se deputetët e PDK-së...

Lajm i mirë, SHKKSH njofton se e kanë gjetur 80 vjeçarin nga Ferizaj që kishte humbur nga 17 gushti

Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim ka njoftuar se pas kërkimeve intensive në bashkëpunim...