Sindi Loci, një prej konkurrenteve që i është bashkuar së fundi emisionit të dashurisë “Për’puthen” është puthur për herë të parë në “Shiko Kush Luan”, shkruan Express.
Autorja e këtij emisioni Luana Vjollca ka publikuar një video të shkurtës përmes së cilës ka treguar të papriturat që kanë ndodhur mes konkurrentëve të emisionit.
Në këtë video, moderatorja Bora Zemani tregon se Sindi është puthur për herë të parë, ndonëse nuk përmendet emri i djalit me të cilin është puthur.
Ndryshe, gjatë këtij emisioni janë puthur edhe Melisa Lleshi dhe Fatjon Kuçari, derisa Ana ia ka zhveshur këmishën në mes të emisionit kosovarit Atdhe Xheravina./Gazeta Express


