Shefi i Grupit Parlamentar të Listës Serbe, Slavko Simiq ka thënë sot se ata vendosën që të kthehen në Parlamentin e Kosovës, për të përfituar nga të gjitha mundësitë në mënyrë që të parandalojnë formimin e Ushtrisë së Kosovës, dhe për të mohuar justifikimet e Prishtinës lidhur me dështimin e krijimit të komunave me shumicë serbe, transmeton Indeksonline.
Sipas Simiq, ky vendim ka ardhur duke marrë parasysh interesat e popullit serb në Kosovë dhe situatën komplekse politike dhe të sigurisë


