Simeone shumë shpejt do të jetë trajner i Interit, ka thënë motra e tij

PUBLIKUAR

Është vetëm çështje kohe çështja e Diego Simeones që të bëhet trajner i Interit, ka thënë motra e tij.

Trajneri aktual i Atletico Madridit, gjatë kohës sa ishte lojtar aktiv e ka kaluar një pjesë të madhe të karrierës së tij në Itali, në Inter nga viti 1996 deri më 1999 dhe pastaj katër vite në Lazio, transmeton Gazeta Express.

“Diego e ka thënë këtë po ashtu, ai do të përfundojë në Inter”, ka thënë motra e tij, Natalia Simeone.

“Ai e do Interin, atmosferën dhe jetën në Milano. Interi është një skuadër, të cilën ai dëshiron shumë që ta drejtojë”.

“Më duhet ta them se ai është i lidhur me Lazion po ashtu”.

Simeone ishte afër largimit nga Atleti në këtë verë, mirëpo ai vendosi që ta vazhdojë kontratën me klubin madrilen.

Argjentinas për shtatë vite si trajner i Atletico Madridit ka arritur t’i fitojë 7 tituj të rëndësishëm, po ashtu është ka fituar çmimi si trajneri më i mirë në botë dhe e ka dërguar klubin dy herë në finale të Ligës së Kampionëve, ku është mposhtur në të dyja nga rivali i qytetit, Real Madridi. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...