Simeone paralajmëron rikthimin në Itali

PUBLIKUAR

Diego Simeone beson se një ditë do të kthehet në Serie A.

“El Cholo” u paraqit sot në konferencën për media sot, në prag të ndeshjes së Atletico Madridit ndaj Lazios në Ligën e Kampionëve, transmeton Gazeta Express.

Simeone mes tjerash tha se i pëlqen Italia dhe se beson që do të kthehet aty një ditë.

“Më pëlqen shumë Italia, me siguri do të kthehem një ditë. Jam i bindur se një ditë do të kem një shans të kthehem në Itali, jam i sigurt për këtë”, tha argjentinasi.

Simeone si futbollist ka luajtur për Pisa, Inter dhe Lazio në Serie A, ndërsa periudha e tij në Catania në 2011 ishte përvoja e tij e vetme në ligën më të lartë të Italisë si trajner. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...