Simeone: Ndeshja kthyese do të jetë fantastike

PUBLIKUAR

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, është shprehur i kënaqur me lojën e skuadrës së tij duke parashikuar një sfidë të dytë shumë interesante.

Los Rojiblancos fituan me rezultat 1-0 kundër Bayern Munichut në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ndërkohë që sfida kthyese zhvillohet në Allianz Arena.

Ai ka thënë se ndeshja kthyese do të ofrojë lojë shumë e bukur, duke qenë se edhe skuadra rivale ka shumë opsione në fazën ofensive

Sipas tij, çdo zëvendësim që bëjnë bavarezët, është akoma më i mirë se lojtari që ia lëshon vendin.

Strategu argjentinas i ka lëvduar lojtarët e tij për lojën e bukur, e sidomos golashënuesin Saul. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...