Pronari i Chelseat, Roman Abramovich raportohet se dëshiron që klubin e tij ta menaxhojë trajneri aktual i Atletico Madridit, Diego Simeone.
Pas shkarkimit të Jose Mourinhos klubi i Chelseat kishte vendosur përkohësisht Guus Hidinkun në postin e trajnerit, i cili do të qëndrojë deri në fund të sezonit, raporton e Goal.
Që nga largimi i Mourinhos Chelsea është në kërkim të një top trajneri, ndërsa përveç Simeones për kampioni i Anglisë ka kërkuar edhe shërbimet e Pep Guardiolas dhe Manuel Pellegrinit.
Chelsea është e gatshme të paguaj një pagë prej 10 milionë euro në vit trajnerit argjentinas, i cili me Atleticon ka fituar La Ligan dhe Europa Ligën, kurse kishte shkuar edhe në finale të Ligës së Kampionëve për t’u mposhtur nga Real Madridi. /Telegrafi/


