Simeone drejt largimit nga Atletico

PUBLIKUAR

Trajneri argjentinas mund t’i japë fund eksperiencës tek “Los Colchoneros” në fund të këtij sezoni

Eksperienca e gjatë e Diego Simeones në Atletico Madrid mund të marrë fund me të përfunduar sezoni aktual.

Për këtë është e bindur e përditshmja spanjolle “Marca”, përcjell Gazeta Express.

Sipas kësaj të fundit, bordi i klubit spanjoll nuk është i kënaqur me rezultatet e këtij sezoni.

Kjo nënkupton se trajneri argjentinas mund të largohet nga “Los Colchoneros” në një të ardhme të afërt.

Simeone ka arritur rezultate të jashtëzakonshme me një ekip si Atletico, me të cilin është shpallur kampion i Spanjës dhe ka shkuar dy herë deri në finale të Ligës së Kampionëve.

Arsenali dhe Evertoni janë duke i ndjekur me kujdes zhvillimet rreth trajnerit Simeone. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...